Pashket ne Korçe

Pashkët perfekte në Korçë!!!

2 netë/3 ditë 40 euro

Nëse po kërkoni një natë të veçantë për të festuar Pashkët, duhet te vini në Korçë!

Korça jo vetëm që është një nga vendet më të bukura të Shqipërisë, por ky qytet ka shumë për t’ju ofruar, veçanërisht për Pashkë. Për Pashkë ju mund bëheni pjesë e festimit në kishë, të ndiqni Meshën e Shenjtë, të vizitoni Katedralen, një nga simbolet e qytetit si dhe të gjitha kishat e vogla përreth. Sigurisht që ju do të keni në dispozicionin tuaj ekspertët tonë lokalë që do t’ju tregojnë Korçën e vërtetë. Ju do të shijoni dhe kuzhinën tradicionale korçare.

Ofertat për Pashkë:Përshihen në çmim
Mbërritja në Korçë në 18 Prill 2 netë akomodim me një pamje mahnitëse dhe ajër të pastër.
Akomodimi në Hotel Kristal, Korçë Surpriza e Pashkëve në dhomë
Dreka me ushqim tradicional Mëngjesi ne hotel & dreka me ushqim tradiocional dhe pije
Festimi i Pashkëve Festimi i Pashkëve të shenjta
Darka e Pashkëve me specialitetet e festës Darka e Pashkëve
Festimi i Pashkëve në hotel “Kristal” Festimi i Pashkëve në hotel “Kristal”, me këngëtaren më të njohur të krahinës Laxarela (jo e detyrueshme/nuk përfshihet në paketë)
 

Tradita dhe zakonet e Pashkëve Ortodokse

 

E diela e Pashkëve është një ditë feste. Qengjat piqen në hell dhe përgatitet një një drekë e kushtueshme që njihet si “Dreka e Pashkëve”, e cila zakonisht zgjat deri pasdite vonë . Familjet mblidhen së bashku për drekë ose organizojnë piknik. Si fëmijët ashtu dhe të rriturit , angazhohen në garën “çukitja e vezëvë të kuqe”. Fituesi është ai të cilit nuk i është thyer veza. Dita e Pashkëve na kujton se ne duhet të falim, të harrojmë dhe të lejojmë Dritën e Shenjtë të ndriçojë .

Kremtimi I Pashkëve është festa më e madhe e vitit për Kishën Ortodokse . Ajo është simbol i rilindjes së njeriut dhe premtimi i jetës pas vdekjes . Ky është mesazhi i fundit i dashurisë dhe faljes , kjo është koha kur Perëndia dhe mëkatarët bashkohen për të përhapur dashurinë e Jezu Krishtit dhe i tregojnë bootës për vdekjen dhe më pas Ringjalljen e Tij  të lavdishme .

Disa ditë para Pashkëve, amvisat bëjnë “pastrimin e pranverës” në mënyrë që çdo gjë të duket e re dhe me shkëlqim për Pashkë. Java e Shenjtë fillon të hënën pas së shtunës të Llazarit dhe të djelës së Palmave. Të dielën e Palmave, merren degë ulliri në kishë dhe lihen aty për dyzet ditë. Dega e shenjtëruar ullirit merret më pas në shtëpi. Gjethet e ullirit vendosen më pas në një tenxhere të veçantë dhe përdoren për të djegur temjan. Tymin që del nga gjethet e ullirit besohet që heq çdo të keqe dhe xhelozi në familje 

Të enjten e Shenjtë, vezët ngjyhen me ngjyrë të kuqe, për t’u thyher menjëherë pas Ringjalljes në orët e para të mëngjesit, ditën e Pashkëve. Ikonat në kishat tona janë të mbuluara me pëlhurë të zezë në shenjë zie për Zotin tonë, që u kryqëzua dhe vdiq për të marrë mëkatet tona. Fuqia e vdekjes dhe e keqja ka sunduar botën në atë të enjte të tmerrshme. Megjithatë, vdekja e Jezu Krishtit shënon fillimin e fitores së jetës mbi vdekjen. Shërbimet solemne fetare përbëhen nga Dymbëdhjetë Leximet e Ungjillit - rrëfimeve nga të katër Ungjijtë që kanë të bëjnë me ngjarjet e Pasionit të Shenjtë dhe të porosive të fundit të Jezusit me dishepujt e tij. Pas ungjillit të pestë, kryqi ku ndodhet Krishti i kryqëzuar  zbukurohet me një kurorë me lule dhe zhvillohet riti fetar. Herët në mëngjes, zhvillohet Kungimi i Shenjtë me disa pika verë të kuqe dhe naforë  që simbolizojnë gjakun dhe trupin e Jezu Krishtit .

E “Premtja e Mirë” është dita e pjekjes. E Premtja  është gjithashtu dhe një ditë zie, e kreshmës dhe e lutjes . Në mbrëmje, në kishë, zhvillohet liturgjia e Epitafit . Ceremonia solemne është thellësisht prekëse dhe këndohet së bashku me priftërinjtë dhe korin .

Të Shtunën e Shenjtë ndodh" ringjallja e parë ", përhapet lajmi se Krishti nuk është më në varrin e tij. Rreth orës 9:00 të mëngjesit,bihen këmbanat e gëzimit të kishës, happen dyert e kishës dhe rroba e zezë që mbulon ikonat bie. Por liturgjia madhe e Ringjalljes mbahet në mesnatë. Njerëzit shkojnë në kishë me një qiri. Rreth mesnatës, dritat mbyllen dhe prifti shpalsolemnisht  " Këtu është Drita e Shenjtë ", e cila në të vërtetë është sjellë nga Jeruzalemi në botën ortodokse . Pastaj të gjithë ndezin qirinjtë  dhe  përshëndesin njëri-tjetrin me shprehjen " Krishti u ngjall! " dhe duhet të përgjigjesh me shprehjen tjetër " Vërtet u ngjall !". Pastaj shkohet në shtepi dhe serviret darka e përbërë nga “supë magjerice” dhe  "bukë me qiqër ".