Turizëm

Turizmi

Përvec klimës malore, me pyje të dendur me pisha e bredha, dhe prezencën e një peisazhi mbresëlënes, turistët mund të gjejnë pjesë nga historia dhe trashëgimia e popullit shqiptar duke filluar nga periudha e sundimit bizantin. Në voskopojë gjenden një numër i konsiderueshem kishash ortodokse dhe manastiresh që i përkasin kësaj periudhe

Parku kombëtar i prespës

Parku kombëtar i prespës ndodhet në verilindje  të korçës (45km).brigjet e saj janë shkëmbore të lartë dhe pjesërisht rëre. Fauna e këtij vendi është e pasur e përfshin shpendin e rrallë si pelikani i bardhë. Prespa shpalos një bukuri natyrore dhe tërheqëse me dy liqenet prespa e madhe e prespa e vogël, që ndahen midis shqipërisë , greqisë dhe maqedonisë. 

Fshati i dardhës

Fshati i dardhës ndodhet në juglindje të qytetit të korçës (20 km). Ai është një fshat malor i vendosur në një gropë  ndërmjet kodrave të shën pjetrit, shkëmbit të vjeshtës dhe disa kodrave të tjera. Ky fshat ofron një klimë ideale, ajër të pastër të pasur me oksigjen kjo e bën të preferuar gjatë gjithë vitit. Rreshjet e shumta të dëborës dhe pistat natyrale të krijuara janë shumë të përshtatshme për zhvillimin e sporteve dimërore, veçanërisht atë të skive. 

Vithkuqi

Kjo zonë ka një bukuri natyrore të virgjër. Fshati është vendosur në majë të një kodre, 25 km larg nga korça. Pika më e lartë është rrungaja, në 1750 m lartësi. Një nga atraksionet është ujë i ftohtë i bellovoda, shumë e pasur me minerale i njohur gjithashtu si uji bardhë.

Voskopoja. 

Fshati është i rrethuar nga kodra të larta dhe nga pyje me fiere. Klima në këtë fshat është me verë të freskët dhe dimër të ftohtë e me reshje dëbore gjatë pjesës më të madhe të kësaj stine. Këtu ndodhen edhe disa pista natyrale për ski. Ky fshat njihet për ajrin e pastër dhe forcën kuruese të sëmundjeve të frymëmarrjes. Ky fshat mund të quhet një perlë e peizazhit shqiptar. Voskopoja ka pasur 24 kisha me afreske nga më të bukurat.

Boboshtica. 

Boboshtica ndodhet 10 km larg qytetit të korçës. Ky fshat njihet për prodhimin e rakisë së manit, por edhe për prodhimin e artikujve të tilla si batanije leshi (velenxa), qilima leshi etj. Ka shumë kisha dhe manastire siç mund të përmendim kishën e shën mërisë, shën gjonit si e një numër afreskesh mesdhetare.